
Bordi i Paqes nëpërmjet disa postimeve në faqen zyrtare në rrjetin social “X”, ka publikuar pranimin e disa dhjetëra shteteve si anëtare themeluese të organizatës ndërkombëtare për paqen dhe stabilitetin në nivel global.
Në një postim të Bordit të Paqes, në X thuhet: “Bordi i Paqes mirëpret Shqipërinë si një anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje."
Në postimet e bëra është edhe Kosova e cila u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani në ceremoninë zyrtare të firmosjes për themelimin e organizatës. Versus.al


