Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që pati me gratë për festën e 8 marsit, u përqendrua më së shumti në zgjedhjet e 11 majit, duke ironizuar opozitën me koalicionin e njoftuar së fundmi.
Ndërsa u shpreh se nëse do të votonin vetëm gratë në Shqipëri, PS do të arrinte të merrte 90 deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
“Nëse do votonin vetëm gratë në Shqipëri, ne do merrnim 90 deputetë. Nënat nuk janë tifoze, burrat janë tifozë janë skandalozë. Gratë janë nëna e bija që kanë të lindur brenda vetes kujdesin për atë që vjen nesër. Keni parë ju gra që shkojnë të luajnë bixhoz dhe të hedhin zara në bingo? Si shpjegohet kjo?”- tha kryeministri. Versus.al







