Kur kanë mbetur më pak se 20 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, sondazhet e publikuara nga media në bashkëpunim me institute të ndryshme, kanë qenë të shumta.
Këtë herë, Barometri i Euronews Albania, ka bërë një tjetër projeksion të votës duke marrë në shqyrtim përgjigjet e 1600 qytetarëve pjesëmarrës në anketim të cilët janë pyetur se cilën parti do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.
Përgjigjet në matjen e katërt në nivel vendi tregojnë se: 42.6% e qytetarëve nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot do të votonin Partinë Socialiste, duke treguar kështu një lloj rritje krahasuar me sondazhet e mëparshme.
30% e tyre do të votonin Koalicioni Aleanca Shqipëria Madhështore drejtuar nga Sali Berisha.
Dhe me radhë si më poshtë, 6% e qytetarëve do të votonin Koalicionin Nisma -Shqipëria Bëhet, 5.6% “Partia Mundësia” 2.1% “Lëvizja Bashkë”, 0.7% Koalicionin Euroatlantik, 0.6% Partia Social Demokrate, 0.6% “Aleanca Kombëtare Shqiptare” 0.5% “Koalicioni Djathtas për Zhvillim”. Ndërkohë 11% e qytetarëve janë të pavendosur për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje. Një pjesë e tyre tregojnë se nuk do të votojnë, një pjesë përgjigjen nuk e di ose refuzojnë të përgjigjen kësaj pyetje. Versus.al








