Kompania amerikane “McLaughlin and Asociated” ka publikuar mbrëmë rezultatet e sondazhit të dytë të realizuar në bashkëpunim me TopChannel.
Në rezultatet e nxjerra për sondazhin e realizuar në 15 ditët e fundit të muajit prill, rezultatet janë si më poshtë, ku vihet re një rënie e dy partive të mëdha krahasuar me sondazhin e 15 ditëve të para të prillit.
PS mbetet forcë e parë, e ndjekur nga PD. Por vihet re një rritje e dukshme e partive të reja.
Pyetja: Pavarësisht se si keni votuar në zgjedhjet e prillit 2021, nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, për cilën parti do të votonit?
PS – 48.9%
PD – 34.4%
Koalicioni Euroatlantik – 0.9%
PSD – 2.9%
Nisma Shqipëria Bëhet – 4.2%
Lëvizja Bashkë – 1.1%
Mundësia – 5%
Partitë e tjera – 0.4%
Të pavendosur/Refuzoj – 2.2%. Versus.al








