POLITIKË /

Darka speciale me ftesë të Macron, Alex Soros publikon foton me kryeministrin dhe Linda Ramën

Shkruar nga Versus

Darka speciale me ftesë të Macron, Alex Soros publikon foton me

Aleks Soros, djali i multimilarderit George Soros, ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet me kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e këtij të fundit, Linda Ramën.

Fotografia është shkrepur në Pallatin Elysee ku edhe Rama e gruaja e tij u pritën në darkën e organizuar nga presidenti francez, Emanuel Macron të mërkurën e javës së kaluar.

"Nga takimi i javës së shkuar në Elysee. Faleminderit Emmanuel Macron për një tjetër forum të shkëlqyer."-shkruan Soros në mbishkrimin e fotove. Versus.al

Poll