Në komunikimin e tij me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama nuk la pa përmendur dhe ironizuar as procesin e “Primareve” brenda Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
Rama tha se ata që ishin më të votuarit, nuk u futën në lista dhe për këtë mori si shembull personin më të votuar në Tiranë, kreun e PD-së në Kavajë, Hysen Kadiun.
“Sa e sa demokratë besuan se iu erdhi dita të vlerësohen për atë që janë, u zhgënjyen sepse u përdorën për një propagandë hipokrite dhe u lanë jashtë. Simboli i tyre, është fituesi i primareve të Tiranës, kreu i PD në Kajavës të cilin as nuk e njoh. Por fitoi dhe e hodhën jashtë. Doli i pari dhe nuk gjeti dot vend në listë. Këtë kanë kuptuar edhe djemtë e vajzat e FRPD në Vlorë që masivisht u shkëputën dhe sot janë me mua. Kanë edhe një person që i përfaqëson që është dekania e universitetit të Vlorës, Zamira”- u shpreh Rama. Versus.al








