Kreu i qeverisë, Edi Rama ka publikuar edhe sot pamje nga shembjet e ndërtimeve pa leje në parkun kombëtar të Valbonës në Tropojë.
Në mbishkrimin me të cilin shoqëron videon ku shihen fadromat e IKMT duke prishur ndërtimet në Valbonë, Rama u bën thirrje të gjithë ndërtuesve të paligjshëm që të ndalen dhe të mos shpenzojnë lekë dhe kohë me ndërtime pa leje.
‘’Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës. U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, NDALUNI! Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda’’- shkruan Rama në rrjetet sociale. Versus.al







