POLITIKË /

''Do të v*reni te pylli orbital'', Alimehmeti: Rama kërcënoi këshilltarët nëse nuk shkarkonin Veliajn

Shkruar nga Versus

''Do të v*reni te pylli orbital'', Alimehmeti: Rama

Ilir Alimehmeti, këshilltari bashkiak i PD në bashkinë e Tiranës ka bërë deklarata të forta në News24 ku është shprehur se kryeministri Edi Rama kishte ndërhyrë në procesin e votimit për shkarkimin e Erion Veliajt.

Sipas Alimehmetit, këshilltarët e PS janë kërcënuar nga Rama gjatë një mbledhje që kishin zhvilluar me të. Ai tha se kreu i qeverisë i kishte kërcënuar duke u kujtuar një shprehje të para disa viteve ku i drejtohej Veliajt me fjalët ‘’Erion Veliaj mund të mbjellë pemë sa të dojë, por një ditë tek njëra nga ato pemë, d otë varet’’.

Zyrtari demokrat zbuloi se këshilltarëve të PS u është thënë “ashtu si ai, ju do të vareni te pylli orbital” në rast se do të dështonin në përmbushjen e kërkesës. Versus.al

Poll