POLITIKË /

Drejtori i ri i Policisë, kryeministri Rama takim në 'Vilën 30' me Gogun e Lamallarin, të pranishëm zv.ministrat e Brendshëm

Kryeministri Edi Rama është takuar sot në Vilën 30 me ministrat Besfort Lamallari dhe Toni Gogu, ndërsa në Ministrinë e Brendshme vijojnë intervistat për zgjedhjen e kryepolicit të ri pas dorëheqjes së Ilir Prodës.

Shkruar nga Versus
Drejtori i ri i Policisë, kryeministri Rama takim në 'Vilën
Besfort Lamallari

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Vilën 30 me dy ministrat e kabinetit të tij, Besfort Lamallarin dhe Toni Gogun.

Gjithashtu në këtë takim marrin pjesë edhe tre zv/ministrat e Brendshëm, Xhemal Qefalia, Silva Caka dhe Anisa Ruseti.

Sipas informacioneve paraprake, takimi ka nisur rreth orës 09:00 me ministrin e Brendshëm Lamallari, i cili ka qëndruar për më shumë se një orë e gjysmë në bisedime kokë më kokë me kryeministrin.

Më pas, në ambientet e vilës është parë të hyjë edhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, duke shtuar interesin për tematikat e diskutimit.

Ende nuk është e qartë nëse takimi lidhet me zhvillimet e fundit politike në vend apo bëhet fjalë për një mbledhje rutinë mes Ramës dhe ministrave.

Ky takim vjen në një ditë kur po zhvillohen edhe intervistat për kryepolicin e ri, pas dorëheqjes së Ilir Prodës.

Në ambientet e Ministrisë së Brendshme, komisioni i ngritur për këtë proces, i përbërë nga zv/ministrja Silva Caka, sekretarja e përgjithshme Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj, ka nisur shqyrtimin e dosjeve dhe intervistimin e kandidatëve.

Për këtë post kanë aplikuar 16 kandidatë, ndërsa dy prej tyre, Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj, të cilat nuk vinin nga radhët e Policisë së Shtetit, janë skualifikuar gjatë fazës së verifikimit paraprak./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Tags:

edi rama

Poll