POLITIKË /

"Duhet qeveri teknike", Tabaku flet për mundësinë që zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme të mbahen njëkohësisht

Shkruar nga Versus
"Duhet qeveri teknike", Tabaku flet për mundësinë
Jorida Tabaku

Deputetja më e votuar e PD në Tiranë, Jorida Tabaku dha një intervistë në Klan News ku foli lidhur me situatën politike në vend duke e konsideruar qeverinë teknike si të vetmen zgjidhje për të dalë nga situate dhe problematika ku ndodhet vendi.

Ndërsa sa i takon mundësisë së zhvillimit të zgjedhjeve lokale dhe atyre të përgjithshme në të njëjtën kohë, Tabaku tha se fillimisht duhet të merremi me problematikat e zgjedhjeve të 11 majit.

“Pa u zgjidhur situata dhe problematika e zgjedhjeve unë besoj që është e parakohshme që të flasim. Por nëse kemi një situatë të ndërmjetme me qeveri teknike dhe me shumë çështje të tjera të zgjidhura dhe ezauruara, pastaj është diskutim tjetër”, tha ajo.

Sa i takon lajmit që deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të trajnohen në Kuvend nga vetë Rama përgjatë qershorit, Tabaku e cilësoi si një “parodi” duke theksuar faktin se kryeministri vetë ka vite që nuk paraqitet rregullisht në Kuvend.

“Ku ka më mirë se ai që t’u mësojë çfarë është parlamenti. Ai ka katër vite pa ardhur në parlament. Kupton çfarë parodie e madhe është kjo. Nën drejtimin e Elisa Spiropalit, por edhe Lindita Nikollës deri në një farë niveli vlera e parlamentit ka rënë komplet. Nuk është parlamenti arena e debatit që prodhon argument, që prodhon mendim politik”, tha Tabaku. Versus.al

Poll