POLITIKË /

E fundit/ SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, ja çfarë dyshohet

Deri tani, zyrtarisht nuk është bërë publike akuza konkrete, por sipas burimeve konfidenciale, veprimet janë pjesë e një procesi të zgjeruar hetimor për veprimtari korruptive.

Shkruar nga Versus

 

E fundit/ SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, ja çfarë

Burime nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) konfirmojnë se ish-kryetarit të Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, i është sekuestruar telefoni celular në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij.

Sekuestrimi është kryer ditët e fundit dhe lidhet me një çështje në hetim, për të cilën SPAK ka kërkuar të aksesojë komunikimet telefonike dhe mesazhet që mund të përmbajnë informacione të rëndësishme për vijimin e procedurave. Deri tani, zyrtarisht nuk është bërë publike akuza konkrete, por sipas burimeve konfidenciale, veprimet janë pjesë e një procesi të zgjeruar hetimor për veprimtari korruptive. /Versus.al/

Poll