
Dashamir Shehi, kreu i LZHK (Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar) ka folur në “Euronews” lidhur me paraqitjen në SPAK të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Deputeti tha se do të ishte më e arsyeshme që Veliaj të ishte dorëhequr nga posti që mban për shkak të skandaleve të shumta në bashkinë e Tiranës. Sipas Shehit, kreu i bashkisë më të madhe në vend, e ka të humbur betejën publike e morale.
“Ky zotëria për sa kohë i mbledh atje, ka një sens frike, një sens faji. Kjo më ra në sy mua. E dyta, këtu ka rënë institucioni i dorëheqjes. Veliaj për veten e vetë do kishte bërë mirë të kishte dhënë dorëheqjen, si nënpunës.
Atje janë dy dosje që janë direkt me këtë. Ka apo nuk ka faj ky, janë dy dosje. Ti je këtu në krye të kësaj Bashki edhe ti nuk paske asnjë lloj përgjegjësie publike? Për mua ky e ka të humbur këtë betejë. Me opinionin publik ky e ka të humbur betejën publike e morale. Ata mund ta fitojnë me gjyqtarët, por nëse ka një opinion publik akoma, e ka humbur"- tha Shehi. Versus.al








