POLITIKË /

“Eh Babale s’përdridhu”, Rama për gjyqin me Bardhin: Avokatët e tij kërkuan të mos merren parasysh deklaratat

Shkruar nga Versus
“Eh Babale s’përdridhu”, Rama për gjyqin me Bardhin:
Foto: Gazment Bardhi kreu i grupit parlamentar të PD dhe kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social “X” një mesazh që koordinatori juridik ia ka dërguar lidhur me gjyqin e padisë për shpifje ndaj kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Në mesazh, Ramës i bëhet me dije nga koordinatori se avokatët e Bardhi po tentojnë të shtyjnë seancat pasi nuk kanë fakte, ndërsa kanë kërkuar që deklaratat e demokratit për Olsi Ramën të mos merren parasysh pasi vetëm ka përsëritur ato që ka dëgjuar në media.

Avokati i Ramës u ka bërë me dije gjyqtarëve se padia është e Ramës për pretendimet e Bardhit se kryeministri kishte ndikuar për të fshirë emrin e vëllait të tij nga çështje penale.

Postimi i Ramës:

Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak:

“Sot kishim gjyqin per shpifje me Gaz Bardhin. Avokatët e tij kanë kembengulur që të mos merren parasysh vendimet e penales,  sepse medemek ato që ka thene Bardhi janë fakte të njohura publikisht dhe ai thjesht i ka përsëritur. Plus në parashtrime thoshin Ols Rama ashtu e Ols Rama kështu paçka se SPAKU e nxorri qartë fare qe ai s’ka asnjë lidhje me akuzat e Bardhit. Megjithate avokati ynë ua ka bërë te qartë që padia është e Edi Rames dhe behet fjale për deklaratat e Bardhit për kryeministrin që ka fshirë emrin e vëllait nga dosja me prokurorë qe pastaj i ka promovuar etj etj.. Pra gjyqi është me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet të sjellin prova që të vertetojne thëniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kanë dhe s’përdridhen duke shtyrë seancat me llafe boshe. Ju informoj për seancën tjetër”.

Eh Babale Babale, s’përdridhu s’përdridhu… Versus.al

Poll