POLITIKË /

“Emigrim masiv dhe 2 mijë € m2 për apartamente”, Tabaku: Është bërë e pamundur jeta për familjet

Shkruar nga Versus

“Emigrim masiv dhe 2 mijë € m2 për apartamente”,

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka mbajtur një fjalim në foltoren e Kuvendit ku ka folur lidhur me gjendjen e ekonomisë shqiptare dhe koston e shtrenjtuar të jetesës për qytetarët e thjeshtë.

Ajo tha se përgjatë këtyre viteve qeverisje, socialistët nuk kanë punuar për të mirën e qytetarëve, por për një grusht personash të cilët janë pasuruar teksa vendi plaket çdo ditë nga emigrimi masiv i të rinjve.

“Për 12 vite me radhë kjo qeveri ka ngritur një sistem të mbyllur e të korruptuar që nuk njeh as ndermshmëri, as respekt për qytetarin, në arkitekturë pushteti që ka në themel pikërisht korrupsionin galopant, jo zhvillim të gjithë, por ekonomi të pakicës, jo shpresë por varfëri. Në çdo ligj të votuar këtu me dorën lart e kokën ulur, janë shenjat e një keqbërje sistemike që ka plaçkitur të ardhurat e qytetarëve për t’u shërbyer një grushti njerëzish. Rezultatet e kësj rruge të gabuar nuk duhen kërkuar larg, janë para syve të çdo shqiptare, vend që rrudhet çdo ditë, shoqëri që plaket nga mungesa e prespektivës. Familje që paguajnë çmime të larta teksa shohin taksat e tyre që treten në projekte abuzive dhe koncesione të pashpjegueshme. Ky është realiteti i vitit 2025, një vend ku qeveria i ka sytë tek klientët e saj dhe jo tek qytetarët”- tha Tabaku.

Më tej ajo theksoi se ekonomia shqiptare për herë të parë që pas shembjes së komunizmit po mbahet gjallë nga shpenzimet e shtetit për paga dhe jo nga investimet e huaja apo nga industria.

“Ekonomia shqiptare pavarësisht se raporton rritje, mbahet gjallë artificialisht. Nuk është prodhimi që e gjeneron, nuk janë industritë, nuk është eksporti, nuk janë investimet e huaja, por shteti. Për herë të parë në historinë e tranzicionit, shteti është kontributori dhe shpenzuesi më i madh njëjtë si në kohën e ekonomisë komunistja ku rritja mbahej nga shpenzimet e shtetit dhe jo puna reale.  Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë shkuar 2 mijë euro metri katrorë, duke e bërë jetën e çdo familjeje shqiptare të pamundur. Gjithçka ndodh në një ekonomi ku pagat rriten me vendim qeverie sepse biznesi e ka të pamundur të promovojë rritjen e pagave për sektorin privat. Ky është realiteti që nuk ndryshon me propagandë sepse shqiptarët e përjetojnë çdo ditë”- shtoi deputetja në fjalimin e saj. Versus.al

Poll