POLITIKË /

Erdogan në Tiranë, anulohet seanca plenare! Opozita paralajmëron kaos

Ndryshe nga sa ishte parashikuar, ditën e nesërme nuk do të ketë seancë plenare. Vendimi është nga nga Kuvendi i cili ka njoftuar edhe grupet parlamentare.

Shkruar nga Versus

Erdogan në Tiranë, anulohet seanca plenare! Opozita paralajmëron

Ndryshe nga sa ishte parashikuar, ditën e nesërme nuk do të ketë seancë plenare. Vendimi është marrë nga Kuvendi i cili ka njoftuar edhe grupet parlamentare.

Shkaku kryesor është ardhja e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan në Tiranë në ceremoninë e inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.

Për shkak të vizitës së tij, ministra dhe deputetët do të jenë pjesë e pritjes zyrtare, e ndërsa disa segmente rrugore pranë xhamisë, e për rrjedhojë dhe pranë Kuvendit, do të jenë të bllokuar.

Erdogan në Tiranë, anulohet seanca plenare! Opozita paralajmëron

Nga ana tjetër, opozita kishte njoftuar se në seancën e nesërme do të vijonte skenarin e saj kundër asaj që ato e kanë quajtur "paligjshmërisë". Kujtojmë se në seancën e kaluar nuk kanë munguar edhe zjarri duke mos lejuar zhvillimet normale të punës.

Kuvendi nuk ka dalë në një njoftim zyrtar mbi motivet.

Poll