POLITIKË /

Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës, bën “paqe” me Berishën

Shkruar nga Versus

Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës, bën

Ervin Salianji i është bashkuar protestës së Partisë Demokratike në bulevardin para Kryeministrisë.

Pavarësisht krisjes së marrëdhënieve me kreun e PD-së, Sali Berishës, Salianji ka vendosur të bashkohet në organizimin e thirrur nga drejtuesi i demokratëve.

Salianji u shpreh “qeveria është e zhytur në skandale dhe është koha që të rrëzohet”.

“Qeveria ka rënë në të gjitha dimensionet, skandalet e fundit të AKSHI-t dhe Ballukut kanë treguar se gjithçka në këtë vend bëhen për interesa personale të Edi Ramës dhe të një grupi njerëzish dhe për këtë arsye opozita dhe qytetarët, populli, duhet të jetë i gjithi në shesh dhe në përballje me qeverinë ndaj edhe qytetarët të dalin masivisht”, deklaroi Salianji.

Pak ditë më parë u fol për një përçarje mes demokratëve, pasi Salianji organizoi takime me mbështetësit e PD-së në disa qytete paralelisht me Sali Berishën, mes tyre pati replika në distancë pas përplasjes në Selinë Blu./Versus.al

 

Poll