POLITIKË /

‘Foto e ditës’, Rama takohet me presidentin amerikan Joe Biden

Rama dhe bashkëshortja e tij patën një takim me presidentin amerikan Joe Biden dhe Zonjën e Parë Jill Biden.

Shkruar nga Versus

‘Foto e ditës’, Rama takohet me presidentin amerikan Joe Biden

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto që ai dhe bashkëshortja e tij Linda Rama bënë me presidentin amerikan Joe Biden dhe zonjën e parë.

Në facebook, Rama e shoqëroi foton me mbishkrimin “Photo of the day” (foto-ja e ditës).

Ndërkohë që prej ditësh kreu i qeverisë ndodhet në Nju Jork ku po mbahet samiti i Asamblesë së OKB-së. Në fjalën e tij të mbajtur, Rama foli për sfidat me të cilat po hasen vendet dhe gjithashtu përmendi idenë e tij për krijimin e shtetit sovran brenda Tiranës të quajtur ‘Urdhri Bektashi’, ide e cila u prit me kritika të shumta në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork Rama ka pasur edhe takime me përfaqësues të shoqatave shqiptare në SHBA. Versus.al

Poll