POLITIKË /

Gazetari rrëfen se si prindërit e Ramës i kërkuan Artur Zhejit të ndërpriste miqësinë me Edi në shkollë

Shkruar nga Versus
Gazetari rrëfen se si prindërit e Ramës i kërkuan Artur
Artur Zheji/Edi Rama

Gazetari Roland Qafoku ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking” me Xhoi Malësia në Top News, ku foli në lidhje me ndarjen e parakohshme nga jeta të Artur Zhejit.

Teksa tregoi se si vetë e njihte Zhejin, Qafoku tregoi një episod të veçantë, nga një intervistë që kishte patur me të ndjerin.

Ai tregoi për miqësinë e ngushtë mes kryeministrit Edi Rama dhe Zhejit, e cila daton shumë vite më parë.

“Rama ishte një ndër miqtë e tij më të afërt të Artur Zhejit. Ata njihen prej shumë vitesh. Po ta shihje dhe reagimi i Ramës për ndarjen nga jeta ishte plot kode. Në intervistën që kam patur me Zhejin, më tregoi një episod të veçantë në raportin e tyre. Ka qenë koha kur Rama ishte në shkollë, teksa Zheji ishte pak më i madh se ai. Zhejin e kishin përjashtuar nga shkolla dhe ndërkohë vijonte të shoqërohej me Ramën. Prindërit e këtij të fundit ishin të shqetësuar sepse thoshin që djali ynë po merr rrugë të keqe. Kishin frikë se e përjashtonin dhe Ramën. Ata takuan Zhejin dhe i thanë ‘Hiq dorë nga miqësia me djalin tonë’. Kjo pastaj u kalua dhe ata mbetën miq të mirë”, tregoi Qafoku.

Poll