POLITIKË /

Gazetarja shqiptare e medias greke e pyet për të rinjtë, Rama: Mos të presin të bëjnë të tjerët plane për ta

Shkruar nga Versus

Gazetarja shqiptare e medias greke e pyet për të rinjtë, Rama:

Gjatë konferencës që pati për mediat së bashku me presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social në BE, Oliver Ropke, kryeministri Edi Rama u pyet nga një gazetare e medias greke lidhur me politikat e ndërmarra në favor të të rinjve të vendit tonë.

Gazetarja i theksoi kryeministrit se ishte shqiptare e rritur në Greqi dhe prandaj ishte e interesuar për këto politika. Nga ana tjetër, Rama u përgjigj duke marrë si shembull veten duke theksuar se kur ishte në moshë të re nuk i pëlqente që të tjerët t’i tregonin se çfarë duhet të bënte.

“Unë besoj se të gjithë të rinjtë nuk duhet të presin të rriturit të bëjnë plane për ta. Kur kam qenë në të njëjtën moshë si tënden unë e kisha shumë inat që më të mëdhenjtë të më tregonin se çfarë duhet të bëja”- u përgjigj kryeministri duke dhënë mesazhin se të rinjtë në Shqipëri duhet të veprojnë me vullnetin e tyre dhe jo të presin nga politika që të krijojë politika për ta. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: