Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet sot në orën 10:00 për të shqyrtuar raportin e pesë anëtarëve të PS në Këshillin e Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për autorizimin e kufizimit të lirisë së ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Kryeministri Edi Rama njoftoi se mbledhja do të transmetohet live dhe do të merret qëndrimi i grupit parlamentar për këtë çështje.
“Sot në 10.00 do të jemi LIVE në Grupin Parlamentar për marrjen e qëndrimit ndaj kërkesës së prokurorit për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut”, shkruan Rama në X./Versus.al


