
Pas heqjes së mandatit nga KQZ të kryebashkiakut Fredi Beleri, Himara po shkon drejt zgjedhjeve të reja.
Mesditën e sotme presidenti i vendit,Bajram Begaj ka pritur në takim kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashin.
Sipas informacioneve, takimi ka qenë në kuadër të zgjedhjeve të reja në Himarë.
Gjithashtu ata kanë diskutuar edhe rreth vendosjes së një date për zgjedhjet e reja.








