
Ministria e Jashtme ka reaguar pas pretendimit të demokratëve për një mesazh të shkruar nga minisri Ferit Hoxha ku i quan “idiotë” shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
Zëdhënësi i institucionit, Alteo Hysi në emër të Hoxhës deklaroi se ky mesazh nuk ishte i vërtetë dhe se ishte i gjithi i shpikur.
“Ato nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Komunikimi i servirur publikut është i paqenë. Është për të ardhur keq që pretendime të tilla fabrikohen dhe më pas amplifikohen nga aktorë politikë në vend.
Kjo nuk është hera e parë që në arenën publike hidhen pretendime se anëtarë të shërbimit të jashtëm gjoja shkelin betimin e tyre.
Ministri Hoxha shpreh besim të plotë në ndershmërinë dhe profesionalizmin e Shërbimit të Jashtëm, i cili vijon të përmbushë detyrat me përkushtim, duke u fokusuar në punën e tij dhe duke mos u ndikuar nga zhurmat dhe tymnajat e qëllimshme”, thuhet në reagim. Versus.al


