
Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka reaguar lidhur me lajmet e publikuara mbrëmjen e djeshme në media ku u aludua se motra e tij Alba Balla është aksionere në biznesin ku u kryen kontrolle nga SPAK e antimafia italiane.
Duke i konsideruar këto pretendime si lajme të rreme, Balla kërkoi që të bëhet kujdes me burimin e shpërndarjes së informacionit. Ndërsa pati edhe një reagim për kryedemokratin Sali Berisha i cili kishte publikuar një mesazh të “qytetarit dixhital” ku shkruhej se Balla ishte pronari i një call center-i mashtrimi.
“Në një kohë kur lajmet e rreme përhapen me shpejtësi alarmante, dëmi që ato shkaktojnë është real: keqinformim, zemërim dhe humbje besimi. Çdo klikim, çdo shpërndarje pa verifikim i jep forcë gënjeshtrës. Prandaj, të ndalemi, të kontrollojmë burimin dhe të mendojmë kritikisht është një akt përgjegjësie qytetare.
E vërteta nuk ka nevojë të bërtasë, ajo qëndron edhe kur zëri i saj është pak më i qetë. Kishte dalë edhe bufi me sorrat me lajme të rreme prej mëngjesit. Unë ia kam marrë dorën këtij maskarai, por lajmet e rreme janë një problem shëndetësor i rëndë për shoqërinë e demokracinë të cilat duhen kuruar e gjetur ilaçe për t’I trajtuar”- u shpreh Balla. Versus.al


