Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar ambasadorin Shqiptar në SHBA, Ervin Bushati të shkojë të hënën në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të Presidentit Trump.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ministria jonë e Jashtme e ka deklaruar këtë aktivitet pranë KQZ-së, sipas detyrimit që ka çdo institucion që nga 11 janari në 11 maj, në mënyrë që asnjë të mos i përdorë postet publike për avantazhe elektorale.
Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka konsideruar si “të ndaluar” këtë aktivitet të ambasadorit për shkak se raportimi për të nuk është bërë para 5 ditëve siç e kërkon ligji, por vetëm 3 ditë para. Versus.al







