POLITIKË /

Ish-funksionari i PD-së në krye të Kadastrës Vlorë, Berisha: Si gjeti këtë vlerësim nga partia e krimit ai e di!

Berisha theksoi se Deromemaj ka bërë zgjedhjen e tij personale duke pranuar një post që, sipas tij, një demokrat i vërtetë nuk do ta merrte kurrë.

Shkruar nga Versus
Ish-funksionari i PD-së në krye të Kadastrës Vlorë,
Sali Berisha/ Genc Deromemaj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u përgjigj sot në një konferencë për mediat lidhur me ish-kryetarin e PD-së në Vlorë, Genc Deromemajn, i cili u emërua në krye të Kadastrës së Qarkut Vlorë.

Berisha theksoi se Deromemaj ka bërë zgjedhjen e tij personale duke pranuar një post që, sipas tij, një demokrat i vërtetë nuk do ta merrte kurrë. Ai shtoi se para dhjetë ditësh mori një mesazh nga Deromemaj ku njoftonte largimin nga aktiviteti politik, por nuk e informoi për emërimin në këtë detyrë.

Berisha: Para 10 ditësh dërgoi një mesazh, më informoi se do largohet nga aktiviteti politik. Në fakt nuk ka patur aktivitet për arsye të veta. Është zgjedhje e tij dhe unë personalisht e kam thënë, thelbin e lirisë e konsideroj si zgjedhje, ai ka bërë një zgjedhje. Ka marrë një post, që një demokrat nuk e merrte kurrë. Ai ka bërë zgjedhjen e tij.

Nuk kam dijeni për asnjë rast tjetër. Rasti i tij ishte evident. Nuk më njoftoi se do merrte funksion. Në një vend ku rrinë nga 3 muaj, në Vlorë. Por është zgjedhja e tij. Investimin ai e ka patur në PD. Si gjeti këtë vlerësim të lartë nga partia e krimit, nuk kam dijeni./Versus.al

 

Poll