
Emërimi i Genc Deromemajt në krye të Kadastrës së Vlorës ka qenë për disa një surprizë, për të tjerët... thjesht konfirmim i një loje të njohur politike ku çmimi i “besnikërisë së re” matet në poste dhe jo në parime.
Prapaskenat e këtij emërimi nuk janë as të reja dhe as të padëgjuara për ata që ndjekin nga afër zhvillimet në Vlorë.
Sipas burimeve të mirëinformuara, rruga drejt këtij pozicioni nisi qysh në mars të këtij viti, pak muaj para zgjedhjeve të 11 majit kur mbi 100 të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Vlorë braktisën partinë dhe iu bashkuan Partisë Socialiste – në heshtje, por me zhurmë pas kuintave.
Në krye të këtij “emigrimi politik” thuhet se ishte pikërisht Genc Deromemaj – ish-kryetar i PD-së në Vlorë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie.
Pra, jo një figurë dosido, por një profil i lartë që jo vetëm braktisi 'anijen,' por duket se mori me vete edhe rininë që duhej ta udhëhiqte në ringritje dhe jo në dezertim.
Dhe ja ku jemi sot: z. Deromemaj, tashmë drejtues i një institucioni kyç si Kadastra e Vlorës – një nga hallkat më të rëndësishme në menaxhimin e pronave në një qytet me interesa të larta turistike e ndërtimore. Post i lartë, ndikim i madh dhe... heshtje totale për atë që ndodhi pak muaj më parë./Versus.al







