POLITIKË /

"Jemi krah Izraelit", Rama: Hamasi, nazistët e shekullit të ri! Nuk ka paqe me ta

Shkruar nga Versus

"Jemi krah Izraelit", Rama: Hamasi, nazistët e shekullit të

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë ku iu akordua medalja e nderit nga presidenti Herzog, kryeministri Edi Rama foli edhe për konfliktin në Lindjen e Mesme.

Ai e konsideroi e konsideroi Hamasin si organizatë naziste dhe jo rezistence, ndërsa tha se me ta nuk ka zgjidhje e as compromise.

“Ne qëndrojmë të palëkundur nga Izraeli në këtë moment të vështirë e të dhimbshëm ku ende ka njerëz në bodrumet mesjetare të Hamasit. Shqipëria do jetë gjithmonë mbështetëse e zgjidhjes mes dy shteteve. Por në këndvështrimin tonë, nuk ka zgjidhje me Hamasin aty. Ndryshe nga sa janë përpjekur të tjerët të thonë, Hamasi nuk është lëvizje rezistente, por Hamasi janë nazistët e shekullit të ri dhe historia na ka mësuar se me nazistët nuk ka paqe dhe as kompromis”- deklaroi Rama.

“Ju falenderoj për këtë moment të jetës time për të cilin jam i sigurt se këtë nderim nuk e meritoj si person, por jam i sigurt që e meritojnë shqiptarët që kanë bërë gjithçka për të mbrojtur hebrenjtë”- u shpreh kryeministri në mbyllje të fjalës së tij. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: