POLITIKË /

“Jemi në krizë ekzistenciale”, Berisha thirrje shqiptarëve në Itali: Nëse PS fiton sërish, vendi do të shuhet

Shkruar nga Versus

“Jemi në krizë ekzistenciale”, Berisha thirrje

Itali- Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një takim me emigrantë shqiptarë të cilët jetojnë e punojnë në Romë.

Duke deklaruar se vendi është në një “krizë ekzistenciale”, Berisha i bëri thirrje diasporës shqiptare në Itali që t’i dalë zot vendit duke votuar kundër PS në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Kam ardhur tek ju i bindur se çdo shqiptar patriot i lindin nënast për të dashur Shqipërinë. Kam ardhur me bindjen e plotë se çdo shqiptar i lindin nënat për t’i dalë zot Shqipërisë. Miqtë e mi, sot në zyrën e kryeministrit nuk është një qeveritar nuk është një qytetar shqiptar.

Miqtë e mi, sot kryetari i qeverisë mund të quhej në mënyrë absolute Toto Rino, çfarë të doni ju. Ky është Edi Rama. Edi Rama ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit në traditën e baballarëve të tij, të cilët krimin politik, varjen në litar, ekzekutimin para skuadrave të pushkatimit e quanin të dobishëm”- u shpreh Berisha.

Më tej ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se përdor elementë të krimit të organizuar për të manipuluar vullnetin e lirë të qytetarëve dhe tha se në rast se PS merr mandatin e katërt qeverisës, vendi do të shuhet.

“Edi Rama përdor sot krimin për të mposhtur shqiptarët sot për pushtetin e tij. Sot Toto Rinat shqiptarë apo El Çapot shqiptarë në krye të qeverië shumëzojnë me zero qytetarët shqiptarë.

Pronat dhe çdo pasuri përrallore e ndan me trafikantët, e ndan me kriminelët, e ndan me klanet e tij. Miqtë e mi, rreziqet e sotme të Shqipërisë janë rreziqe ekzistenciale.

Shqipëria gjithmonë ka pasur rreziqe, por këtë herë të gjitha rreziqet janë mishëruar në një njeri dhe ky njeri është El Çapo shqiptar apo Toto Rino shqiptar. Nëse ai merr një mandat tjetër, Toka e Zotit e bukura e dheut do shuhet, do bëhet vend i krimit dhe bandave”, shtoi ish-kryeministri në takimin që pati me shqiptarët e Italisë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: