
Menjëherë pas mbylljes së protestës që u mbajt mbrëmjen e djeshme para kryeministrisë në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha u nis drejt Italisë ku do të takohet sot me emigrantë shqiptarë.
Në videon që ai ka publikuar ku tregon mbërritjen në aeroportin e Romës shihen një numër i madh mbështetësish të cilët e kishin pritur deri në mesnatë liderin e PD për të mbërritur në Itali.
Takimi i Berishës do të mbahet sot në hotelin Ergife Palace”. Në këtë vizitë Berisha shoqërohet nga deputetët Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj dhe Flamur Noka.
Protesta e mbajtur mbrëmjen e djeshme zgjati më pak nga çfarë ishte paralajmëruar. Kreu i PD mbajti një fjalim 30 minutësh dhe iu desh të largohej për shkak të fluturimit që kishte prenotuar drejt Romës. Për protestën reagoi edhe kryeministri Edi Rama i cili ironizoi Sali Berishën. Versus.al








