
Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të mbështetur në garën për Bashkinë e Tiranës aktorin e humorit Florjan Binaj. Kujtojmë se dy vite më parë, edhe Deda ishte pjesë e garës në primaret e PD-së, por kandidatura e tij nuk mori mbështetjen e lidershipit të partisë.
"Thyerje tabush ne PD, e cila ka vendosur te mbeshtese nje aktor humori ne garen per bashkine e Tiranes. Sot po behet fakt, diçka qe para dy vitesh (ne primaret e 2023) ishte e tmerrshme te ndodhte, pikerisht kandidimi i nje aktori humori per kryetar bashkie.
Mbaj mend, kur kandidova ne primare, nje funksionar i larte, adult dhe injorant aty, me tha: "nuk do shkojme ne bashki per gallate". Ndersa sot, ky mentalitet ka ndryshuar, progres i madh, komplimente PD-se", shkruan Jul Deda.
Aktori, dikur një nga mbështetësit dhe aktivistët më të zëshëm të Partisë Demokratike, duket se është distancuar gradualisht nga kjo forcë politike, si pasojë e vendimeve të lidershipit dhe humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje.
Në reagimin e tij, Jul Deda shpreh mbështetje për kandidaturën e Florjan Binajt, duke apeluar që edhe përkrahja e opozitës të jetë e sinqertë dhe reale, jo thjesht për fasadë apo për të “djegur” një tjetër figurë të mirë në publik.







