POLITIKË /

"Ka nevojë për ndryshim sistemi", Jorida Tabaku zbulon nëse do kandidojë për kreun e bashkisë Tiranë

Tabaku tha se aktualisht është e fokusuar në betejën politike në Kuvend dhe nuk ka në plan të kandidojë për bashkinë Tiranë.

Shkruar nga Versus

"Ka nevojë për ndryshim sistemi", Jorida Tabaku zbulon

Më 11 shtator kryeministri Edi Rama zyrtarizoi emrin e Ogerta Manastirliut si kandidate për të qenë kryetare e bashkisë Tiranë. Ndërsa opozita nga ana tjetër ende nuk ka një figurë konkrete për këtë post të rëndësishëm.

Deputetja Jorida Tabaku u pyet në “A Shoë” nëse do të jetë një nga kandidatet e PD për bashkinë e Tiranës, por e hodhi poshtë këtë mundësi duke thënë se është më e përqendruar në betejën që ka në Kuvend.

"Fokusi im është në parlament. Bashkia nuk është pjesë e ambicieve të mia. Do bëj maksimumin për të përfaqësuar PD dhe qytetarët që më votuan. Bashkia ka nevojë për ndryshimin e sistemit, jo thjesht për ndërrim kryetarësh. Kjo mënyrë sjelljeje duhet ndryshuar.”-tha Tabaku. Versus.al

Poll