POLITIKË /

“Kam ndërruar parti për ty”, Rama inspekton rrugën në Vlorë, batuta me banorët: Është moment i vështirë, por kalon

Shkruar nga Versus

“Kam ndërruar parti për ty”, Rama inspekton rrugën

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në rrugën Bunavi-Kërkovë të cilat kanë hyrë në fazën e dytë të ndërtimit të këtij aksi. Gjatë inspektimit, ai bëri batuta me disa prej qytetarëve që ishin mbledhur për ta pritur.

Teksa kreu i qeverisë u ul me ta për të folur lidhur me projektin e lidhjes së rrugëve të zonës ku banojnë, një prej qytetarëve i tha se kishte ndërruar parti që prej vitit 2013, gjë kjo që nuk kaloi pa batuta nga ana e Ramës.

Pjesë nga biseda:

Qytetari: Kam ndërruar parti për ty

Rama: Ke ndërruar parti për mua?

Qytetari: Po që në 2013-ën.

Rama: Dëgjo, duhet ta dish që parti ka ndërruar edhe Churchilli kur e kërkon atdheu. Në rregull je!

Qytetari tjetër: Unë kam 70 vite me këtë parti

Rama: Po mirë ti në rregull je se të ka rënë partia e duhur. Po ti tjetri je penduar që ke ndërruar parti?

Qytetari: Jo

Rama: Është i vështirë ai momenti i ndërrimit, po pastaj kalon.

Ky është i disati takim që Rama zhvillon në Vlorë ku ndodhet përgjatë dy ditëve të fundit. Versus.al

 
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: