Pas Kuvendit rinor të Partisë Socialiste të mbajtur dje në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Edi Rama ka vijuar me rubrikën e tij në rrjetet sociale “Sy më sy”.
Kësaj here i është përgjigjur një komenti kritik lidhur me atë që njëri prej qytetarëve e cilëson si “propagandë”, ndërsa në komentin e tij nuk ka ngurruar të bëjë edhe ironi lidhur me deklaratat e Ramës për vështirsitë e emigracionit.
“i paparë je, e bukura është se gjen edhe ca debila që të duartrokasin. Mirë që nuk thua si Enveri, që po vdesin për bukë ata në Itali e sidomos në Angli”- shkruan qytetari.
Nga ana tjetër, Rama u përqendrua në ftesën e bërë ndaj emigrantëve për t’u kthyer dhe për të investuar në shtëpitë e tyre në zonat malore e për t’i kthyer ato në bujtina.
“Unë nuk them që po vdesin për bukë në Itali e në Angli, se për bukë nuk ka vdekur askush as në Shqipëri, që nga koha e Skënderbeut të paktën. Më vjen keq për ty e ca të tjerë që shajnë mijëra të rinj se përse duartrokasin në Kuvendin e tyre Rinor. Ndërkohë, çfarë thashë për Thethin ta konfirmoj prapë edhe ty dhe gjithë atyre sharësve që nuk dinë çfarë thonë. Po i njoh, i kam takuar, kam qëndruar me ta, i kam parë investimet që kanë bërë atje me kursimet e emigracionit. Dhe të them po, njeriu që ndihmon familjarët e tij në Itali nga Thethi falë të ardhurave që krijon nga puna atje në mal, pasi është kthyer nga Italia. Në atë vend ku ata e kanë bërë Thethin destinacion Europian, është njeri real dhe nuk është i vetmi”-shprehet Rama i cili në disa prej deklaratave të fundit të bëra nënvizon faktin se jeta është vështirësuar edhe atje ku emigrantët shqiptarë fitonin më së shumti të ardhura. Versus.al








