Tiranë- Janë zbardhur emrat e 53 ekspertëve të cilët do të angazhohen në komisionin e posaçëm Antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafa që nisi punë në korrik të këtij viti.
Sipas listës së publikuar nga Report Tv, vihet re se pjesë e ekspertëve do të jenë pedagogë të drejtësisë, përfaqësues të biznesit apo shoqërisë civile. Por ndër ta janë edhe emrat e Enkeleda Olldashit, gruas s ëish-deputetit demokrat të ndjerë, Sokol Olldashi, ish-këshilltari i Metës në presidencë, Bledar Dervishaj si dhe konstistucionalistja Aurela Anastasi, e cila ishte pjesë e grupit që hartoi Reformën në Drejtësi.
Gjithashtu pjesë e kësaj liste është edhe Klesta Hysi, vajza e deputetes socialiste Vasilika Hysi.
Lista me 53 ekspertët e nivelit të lartë:
Ekspertët e Nën/Grupeve të GENL
I. MIRËQEVERISJA
Eralda Met'hasani - FDUT - Departamenti se drejtes publike
Klesta Hysi - FDUT - Departmenti se drejtes publike
Eniana Qarri - FDUT - Departamenti se drejtes civile
Etleva Bajrami - FEUT - zv. Dekane
Eglantina Zyka - FEUT - Departamenti i Statistikes & Informatikes
Andi Dura - UET - Pedagog, Departamenti i Shkencave Juridike
Arjan Dyrmishi – ShC – CSDG
Geron Kamberi - ShC - CSDG
Blerta Kalavace - ShC - IRC/Idra Research & Consulting
Aranita Brahaj - ShC - AIS/Open data
Jolanda Trebicka – ShC – EPD
Blerta Tuci –ShC- EU Policy Hub
Zef Preci - ShC – QSHKE
Marsel Llukmani – biznes - BIZNES ALBANIA (Dhoma Kombëtare E Zejtarisë)
Florjan Hasko –biznes - ICC/International Chamber of Commerce
Vilma Shurdhi - Avokati i Popullit - Komisionere
Qeram Çibaku - Institucion i pavarur - Kontrolli i Lartë i Shtetit
II. ANTIKORRUPSIONI
Fjoralba Caka - FDUT - Departamenti se drejtes civile
Jonida Rustemaj - FDUT - Departamenti se drejtes civile
Enkelejda Olldashi - FDUT - Departamenti se drejtes publike
Ilda Mucmataj - FDUT - Departamenti se drejtes publike
Ledjon Shahini - FEUT - Pergiegiese Departamenti Ekonomis
Mirela Miti - FEUT - Pergiegjese e Departmentit te Kontabilitetit
Sofjana Veliu - UET - Drejtuese e Departmentit te Shkencave Juridike
Arjan Dyrmishi - ShC - CSDG
Krisela Hackaj - ShC - CDI/Dreitore Ekzekutive
Nirvana Deliu - ShC - Hulumtuese Politikash, EM-AL
Erisa Proko - ShC - Qendra "Instituti Per Zhvillim Strategjik"
Auron Pasha - ShC - Idra Research & Consulting
Stela Suloti – ShC – EU Policy Hub
Ened Topi - biznes - ICC/International Chamber of Commerce/ Deloitte legal
Mirlind Polovina – biznes - BIZNES ALBANIA (Dhoma Kombëtare E Zejtarisë)
Arber Basholli - Institucion i pavarur - ILDKPI - SP
Mimoza Kaçi – Institucion i pavarur - Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
Violanda Theodhori – Institucion i pavarur - Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
Bledar Mustafaraj - Institucion i pavarur - Kontrolli i Lartë i Shtetit
III. SUNDIMI I LIGJIT
Erjon Muharremaj - FDUT - Departamenti i se drejtes publike
Aurela Anastasi - FDUT - Departamenti i se drejtes publike
Nadia Rusi - FDUT - Departamenti i se dretes publike
Skerdian Kurti - FDUT - Departmenti i se drejtes penale
Mariel Frroku - FEUT - Departamenti i Finances
Luan Veliqoti - Universiteti "LUARASI - Departamenti i se Drejtes Penale
Emilio Çika - UMSH - Fakultetit i Drejtesise;
Juelda Lamçe - UET - Dekane e FSHJPMN
Olta Aliaj - Avokati i Popullit - Komisionere
Gledis Gjipali - ShC - Dretor Ezekutiv - EM-AL
Ilvana Dedja - ShC - CSDG
Mirsada Hallunaj - ShC - CSDG
Eda Noçka – ShC- Qendra Altri
Gerti Shella - ShC – Qendra Për Çështjet E Informimit Publik (INFOCIP)
Bledar Dervishaj -ShC-INFOCIP
Ina Xhepa -ShC-Qendra Europiane
Oltion Dano - Biznesi - ICC/Studio ligjore "Kalo & Associates"
Ishte kryeministri Edi Rama ai i cili njoftoi ngritjen e një komisioni të tillë, duke e arsyetuar se do të ketë një goditje më të madhe kundër korrupsionit në të gjithë nivelet e administratës si dhe të institucioneve të ndryshme të shtetit. Ai e cilësoi këtë komision si të domosdoshëm për thellimin e reformave në drejtësi që sipas tij do të çojnë akoma më përpara Shqipërinë në synimin për të qenë pjesë e Bashkimit Europian brenda vitit 2030.
Nga ana tjetër opozita e ka kritikuar ngritjen e një komisioni të tillë me arsyetimin se Rama po kërkon të marrë nën kontroll të plotë veprimtarinë e SPAK-ut. Për këtë arsye, deputetët demokratë nuk janë paraqitur në komision. Megjithatë mbetet e paqartë nëse bojkoti do të vijojë dhe gjatë këtij sesioni parlamentar pasi vetë deputetët bien në kundërshtim me deklaratat e dhëna. Luan Baçi deklaroi se duhej që të mos linin çdo gjë në dorë të qeverisë dhe të paraqiteshin në komision, ndërsa nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi tha se asgjë nuk ka ndryshuar nga qëndrimi i tyre dhe se bojkoti do të vijojë. Versus.al







