POLITIKË /

Kompania amerikane publikon sondazhin e tretë, ja cilat parti politike marrin besimin e qytetarëve

Për realizimin e këtij sondazhi janë marrë në pyetje 1200 persona.

Shkruar nga Versus
Kompania amerikane publikon sondazhin e tretë, ja cilat parti politike
Edi Rama, Sali Berisha, Adriatik Lapaj, Arlind Qori dhe Agron Shehaj

Në emisionin “Top Story” u publikuan mbrëmë rezultatet e sondazhit të tretë të kompanisë së njohur amerikane “McLaughlin and Associates”.

Në këtë sondazh, PS del sërish forcë e parë politike në përgjigjie të pyetjes sesi do të votonin qytetarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Sipas të dhënave 49.4% nga 1200 të intervistuarit, janë shprehur se do të votonin PS.

Ndërsa 34.9% e tyre janë përgjigjigjur se do të votonin Partinë Demokratike. Partia “Mundësia” merr 5.3% të votave, Nisma Shqipëria Bëhet merr 3.3% ndërsa PSD renditet e pesta me 3.1%.

Lëvizja Bashkë dhe Koalicioni Euroatlantik marrin përkatësisht 0.9% dhe 0.5%, ndërsa partitë e tjera përmblidhen në 0.4%.

Qytetarët e pavendosur mbeten në shifra të larta, përkatësisht 2.3% e tyre.

Në krahasim me sondazhin e dytë, mbështetja për dy partitë e vjetra është rritur me 0.5% për secilën. Versus.al

Kompania amerikane publikon sondazhin e tretë, ja cilat parti politike

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: