
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë fondet vjetore për 11 parti politike të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet e kaluara dhe janë votuar nga qytetarët.
Në total KQZ njoftoi fondin prej 345.6 milionë lekësh për partitë politike si fonde vjetore, ndërsa 150 mln lekë të tjera do t’u shpërndahen në ditët në vijim për fushatën elektorale.
Konkretisht fondet vjetore për partitë ndahen si më poshtë tek partitë me më shumë vota:
Partia Socialiste, 151.5 milionë lekë
Partia Demokratike, 106.6 milionë lekë
Partia e Lirisë, 15 milionë lekë
Partia SocialDemokrate, 12 milionë lekë.
Ditën e sotme u njoftua edhe regjistrimi i 2 partive të tjera politike duke e çuar në 51 totalin e subjekteve që do të garojnë më 11 maj. Versus.al








