POLITIKË /

KQZ ndan 3.58 milion euro për partitë politike, PS kryeson me 1.7 milion euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë fondin vjetor 2026 për 17 parti politike, ku Partia Socialiste merr shumën më të madhe, ndërsa Nisma Thurje pjesën më të vogël.

Shkruar nga Versus

KQZ ndan 3.58 milion euro për partitë politike, PS kryeson me 1.7

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpërndarë për 17 partitë politike fondin vjetor 2026 me një total prej 3.580.228 euro.

Pjesën më të madhe e ka marrë Partia Socialiste, 1.720.377 euro.

Partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike ka marrë 841.059 euro ndërsa partia që ka marrë më pak është Nisma Thurje, 42.121 euro.

Partia politike dhe fondi në euro:            

1 Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)                       1,720,377 €

2 Partia Demokratike (PD)                                        841,059 €

3 Partia e Lirisë (PL)                                                 113,809 €

4 Partia Socialdemokrate Shqiptare (PSD)              106,986 €

5 Partia Mundësia (MUNDËSIA)                              88,884 €

6 Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (SHB)                     74,363 €

7 Lëvizja Bashkë (BASHKË)                                     65,520 €

8 Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU)            60,042 €

9 Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)   60,042 €

10 Partia Republikane Shqiptare (PR)                           60,042 €

11 Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA        60,042 €

12 Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)                60,042 €

13 Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL)                             60,042 €

14 Fryma e Re Demokratike (FRD)                              60,042 €

15 Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)                60,042 €

16 Koalicioni Euroatlantik (KEA)                                46,775 €

17 Nisma Thurje (NISMA)                                            42,121 €

Poll