
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjete sociale është përgjigjur ndaj pyetjeve rreth protestës që do të mbahet sot në orën 18:00 e cila pritet të mos ketë fjalime.
Ai tha se protesta do njohë dimensione të reja dhe nuk do ndalet deri në largimin e Ramës nga pushteti.
Pjesë nga përgjigjia:
Elion Kaja: Përshëndetje lider historik. A do të ketë rezistencë sonte? A do të vazhdojmë të përballemi me të gjitha për të gjitha se shqiptarët janë gati më shumë se kurrë për përballje dhe qëndresë?
Sali Berisha: Faleminderit dhe të përshëndes përzemërsisht. Sigurisht që do ketë revoltë. Kryengritja jonë paqësore do njohë dimensione të reja dhe është pandalshme gjer në largimin përfundimtar të Edi Ramës.Dhe ju e patë se si në fjalën e tij tejkaloi edhe kohëzgjatjen e fjalimeve të Gedafit dhe Fidel Kastros në OKB. Por në fakt, në qoftë se e rikthen pak, kishin përpara shqiptarët një kufomë politike të pakallur.
Kështu që ne do ta kallim atë dhe do i japim vendin që meriton. Versus.al


