POLITIKË /

"Ku je Kujtim, jepja ato mustaqet e tua se çmendet pas tyre", Berisha ironizon Ramën për deklaratat ndaj Gjuzit

Në konferencën ku prezantoi aleatët, Berisha tha se një koalicion i përmasave të tilla nuk është parë ndonjëherë, ndërsa nuk la pa ironizuar as deklaratat e Ramës.

Shkruar nga Versus
"Ku je Kujtim, jepja ato mustaqet e tua se çmendet pas tyre",
Sali Berisha dhe Kujtim Gjuzi

Kryetari i Partisë Demokratike, mbajti sot një konferencë për njoftimin e aleatëve zyrtarë të koalicionit për Shqipërinë Madhështore ku bëjnë pjesë PD dhe 25 parti politike të tjera.

Mes aleatëve të mbledhur, Berisha nuk la pa ironizuar edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili e ka përqendruar retorikën e tij politike në fyerjet ndaj kreut të PD dhe koalicionin e ka përmendur duke u përqendruar tek njëri prej krerëve të partive të vogla politike, Kujtim Gjuzi.

“Pala tjetër paraqet zhapikë, zhaba dhe tani së fundmi i ka ngel në gojë... ku je Kujtim? Jepja ato musteqe ose bëj diçka me të se çmendet pas mustaqeve të tua. Se unë dhe ti e njohim atë nga ana psikologjike, e di ti përse e ka atë”- tha Berisha.

Ndërkohë Gjuzi u ngrit në mes të aleatëve të tjerë të pranishëm duke u shprehur me superlativa për Berishën: Është Skënderbeu i shqiptarëve, i vetmi njeri që i kam borxhe.

Berisha tha se vendi kurrë nuk kishte pasur një koalicion të këtyre përmasave, ndërsa u shpreh i bindur për fitore më 11 maj. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: