9 kryebashkiakë janë gjobitur ditën e sotme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak se kanë marrë financim të parregullt për zgjedhjet e 14 majit. Ka qenë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i cili tha se kandidatët kishin pranuar financime jashtë rregullave dhe jo nëpërmjet kanaleve bankare. Për këtë arsye, ai shtoi se këto para do duhet t’i kthehen KQZ.
Vlera e gjobës është e ndryshme për kryebashkiakë të ndryshëm. Ajo fillon nga 70 mijë lekë që është vlera më e vogël ku është ndëshkuar kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi deri në 500 mijë euro ndaj Kreshnik Hajdarit të Kuçovës.
Mes të gjobiturve është edhe Bardh Spahia, kandidati i opozitës për Shkodrën. Përveç individëve, janë ndëshkuar edhe subjektet politike si Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Ato janë gjobitur përkatësisht me 300 mijë lekë dhe 200 mijë lekë. Versus.al
Gjobat
Arif Tafani, kryebashkiaku i Belshit, me 206 mijë lekë.
Armando Subashi, kryebashkiaku i Fierit, me 138 mijë lekë.
Emirjana Sako, kryebashkiakja e Durrësit, me 75 mijë lekë.
Kreshnik Hajdari, kryebashkiaku i Kuçovës, me 500 mijë lekë.
Majlinda Bufi, kryebashkiakja e Roskovecit, me 243 mijë lekë.
Mariglen Dishe, kryebashkiaku i Librazhdit, me 125 mijë lekë.
Agron Malaj, kryebashkiaku i Burrelit, me 80 mijë lekë.
Bukurosh Maçi, kryebashkiaku i Peqinit, me 70 mijë lekë.
Albert Mlyshi, kryebashkiaku i Mirditës, me 300 mijë lekë.
Bardh Spahia, kandidati i PD në Shkodër, me 445 mijë lekë.








