POLITIKË /

Lamtumira e Kryepeshkopit, Kryeministri grek Mitsotakis: Sot e vajtojnë si grekët, ashtu edhe shqiptarët

Në një deklaratë të mbushur me emocion, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis  e ka cilësuar  Kryepeshkopin e ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, si “një monument të unitetit ndërkombëtar dhe një shembull të papërsëritur të diplomacisë së dashurisë”.

Shkruar nga Versus
Lamtumira e Kryepeshkopit, Kryeministri grek Mitsotakis: Sot e vajtojnë si
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e lamtumirës për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Mitsotakis mbërriti në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, i shoqëruar nga një delegacion grek.

Në një deklaratë të mbushur me emocion, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis  e ka cilësuar  Kryepeshkopin e ndjerë të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, si “një monument të unitetit ndërkombëtar dhe një shembull të papërsëritur të diplomacisë së dashurisë”.

Kryeministrti grek gjithashtu gjatë fjalës së tij theksoi dhe rolin e Kryepeshkopit si urë lidhëse midis Greqisë dhe Shqipërisë, si dhe kontributin e tij të pazëvendësueshëm në forcimin e lidhjeve kulturore dhe fetare midis dy vendeve.

Kyriakos Mitsotakis: Përulemi me nderim para madhështisë së këtij personaliteti të veçantë. Sepse Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë ishte njëherazi një intelektual i besimit dhe një shërbëtor i përulur i të afërmit të tij. Me fjalë të tjera, një shembull i ndritur i urtësisë, por edhe i veprimit. Largimi i tij nga jeta lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm. Jo vetëm në vendin ku shërbeu dhe në diasporën tonë, por kudo ku rreh zemra e Helenizmit, për të cilin ai ishte, për dekada me radhë, një dritë udhërrëfyese. Një dritë dashurie dhe sakrifice, fisnikërie dhe thjeshtësie, bindjeje dhe efikasiteti. Një dritë e Orthodhoksisë dhe e jetës së krishterë.

"Gurët që na hedhin, ata që luftojnë kundër veprës sonë," thoshte shpesh me një buzëqeshje në fytyrë "ne i mbledhim dhe me to ndërtojmë kisha dhe shkolla." E thoshte dhe e nënkuptonte. Nuk është rastësi, pra, që sot e vajtojnë si grekët, ashtu edhe shqiptarët, por edhe njerëzit kudo në botë, pavarësisht fesë apo kombësisë. Kryepiskopi ishte gjithmonë një urë miqësie mes dy popujve dhe një hallkë komunikimi mes dy shteteve. Prandaj, me plot të drejtë, mund të quhet "diplomati i dashurisë." Një mision që ai e përmbushi me maturi dhe ndërgjegje, por edhe me një vendosmëri të palëkundur./Versus.al

Poll