
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për ngjarjen e ndodhur pas mesnatës së mbrëmshme para godinës së kryeministrisë ku policia ndërhyri për të larguar protestuesit e mbledhur nga Adriatik Lapaj duke shkaktuar lëndimin e këtij të fundit nga një bombol gazi.
Në njoftimin e publikuar, bëhet me dije se Lapaj është jashtë rrezikut për jetën dhe se po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjithashtu thuhet se në spitalin e Traumës janë paraqitur në total 5 persona, mes të cilëve dy policë dhe dy protestues të tjerë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Në Spitalin Universitar të Traumës, mbrëmjen e djeshme janë paraqitur 5 persona, dy prej të cilëve efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri prej tyre ka lënë Spitalin ndërsa tjetri vijon i hospitalizuar nën kujdesin e mjekëve.
Adriatik Lapaj pas ekzaminimeve të kryera ndodhet jashtë rrezikut për jetën por po vijon të jetë në spital në kujdesin e ekipit mjekësor.
Gjithashtu, për ndihmë mjekësore në spital janë paraqitur edhe dy protestues të cilët gjithashtu ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë lënë ambjentet e spitalit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore. Versus.al


