POLITIKË /

Lëvizje e re brenda PD-së? Takimi pa kamera në hotelin në Tiranë i figurave nga Salianji te Alimehmeti!

Sipas burimeve nga takimi, qëllimi kryesor ishte të dëgjoheshin mendimet dhe përvojat e fituesve për të identifikuar zgjidhjet më të mira për PD-në në këtë moment kritik politik.

Shkruar nga Versus

Lëvizje e re brenda PD-së? Takimi pa kamera në hotelin në

Një takim ditën e sotme në ambientet e një hoteli privat në kryeqytet, pa praninë e kamerave ka zgjatur rreth tre orë dhe ka mbledhur emrat më të votuar të Partisë Demokratike, si nga listat e hapura ashtu edhe kryesuesit e primareve.

Në takim morën pjesë emra të njohur si Ervin Salianji, Ilir Alimehmeti (më i votuari në Qarkun Tiranë), Hysen Kadiu (më i votuari në primare), Aulon Kalaja (më i votuari në listën e hapur të Durrësit), Gent Cela (Fier), Qani Xhafa (Elbasan), Ted Kopliku (Shkodër), Xhemal Gjunkshi (Dibër), Alma Kore (Gjirokastër), Pardid Mahmutaj (Berat), Nada Daullja (Vlorë), si dhe një numër kandidatesh të votuara dhe fituese të primareve.

Sipas burimeve nga takimi, qëllimi kryesor ishte të dëgjoheshin mendimet dhe përvojat e fituesve për të identifikuar zgjidhjet më të mira për PD-në në këtë moment kritik politik.

Diskutimet u përqendruan tek rikthimi i ADN-së fituese të partisë, promovimi i meritokracisë, hapja e strukturave dhe forcimi i besimit qytetar.

“Rikthimi te ADN-ja fituese, meritokracia, hapja dhe besimi qytetar janë shtyllat mbi të cilat duhet të ndërtojmë të ardhmen e partisë,” thanë burimet nga takimi.

Demokratët e pranishëm në mbledhje nuk kanë dhënë asnjë reagim zyrtar, duke lënë skenaret e përplasjeve si pikëpyetje të hapura në një moment kritik për Partinë Demokratike./Versus.al

Poll