Sot kryesia e grupit parlamentar të PS dhe drejtuesit politikë mblidhen në vilën qeveritare me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Takimi pritet të jetë dy ditor pasi do të diskutohet për zgjedhjet dhe kryesisht votën e diasporës.
Një prej diskutimeve do të jetë edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit e cila duhet të dorëzohet në KQZ brenda datës 12 mars kur është edhe afati i fundit për paraqitjen e listave.
Kryeministri Edi Rama në daljet e tij është shfaqur i bindur për fitoren e PS më 11 maj ndërsa ka ironizuar edhe koalicionin me 25 parti politike të opozitës. Versus.al








