POLITIKË /

Marrëveshja me Politeknikun, Rama: Prioritet vajzat, janë më të motivuara! Djemtë duken më të rehatuar

Shkruar nga Versus

Marrëveshja me Politeknikun, Rama: Prioritet vajzat, janë më

Kreu i qeverisë Edi Rama dhe zëvendësja e tij, Belinda Balluku ishin të pranishëm sot në firmosjen e marrëveshjes mes ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe universitetit Politeknik të Tiranës për mbështetjen e studentëve përmes praktikave të paguara të punës.

Rama tha se program ka si synim më së shumti studentet femra duke shtuar se koha e ka provuar se mbështetja për gratë është investimi më i frytshëm.

“Do të përgatitemi që në buxhetet e viteve të ardhshme të kemi një component që të mbështesim të gjitha sprovat që do t’ja vlejnë të mbështeten në këtë drejtim. U bëj thirrje pedagogëve dhe studentëve të angazhohen sa më shumë për të punuar së bashku në funksion të rritjes së komponentit të Inteligjencës Artificiale në gjithë universitetet tona.

Uroj shumë që për studentet që do të përfshihen në këtë program që synon rritjen e numrit të vajzave në një fushë ku në fakt ne nuk është se kemi një problem të pabarazisë gjinore, por program është një program i tillë dhe nuk kemi asnjë arsye ta refuzojmë përsa kohë program hynë në një kuadër më të gjerë ndërveprimi me institucion të rëndësishëm ndërkombëtar. Unë përsëris atë që tha ministrja, thirrjen që djemtë të mos dekurajohen nga mbështetja për vajzat. Tanimë edhe koha po e provon që mbështetja për gratë dhe vajzat është investimi më i duhur dhe më i frytshëm”- u shpreh Rama.

Më tej bëri edhe një batutë duke thënë se shpreson që programe të tilla të shërbejnë si motivim për djemtë të cilët i konsideroi “më të rehatuar” ndaj sfidave të jetës.

“Shpresoj të jetë një investim që ti motivojë më shumë burrat sepse përgjithësisht janë më të rehatuar nga pikëpamja e procesit të të menduarit sa ç’janë vajzat. Ne na duhen sa më shumë njerëz të motivuar dhe të parehatuar në raport të sfidave me veten. Si përfaqësues i gjinisë më të dobët, më vjen keq por duhet edhe bashkëvuajtësit burra e djem ta pranojnë se gratë janë më përpara se ne. nuk kemi se çfarë të bëjmë tjetër përveçse me shumë dinjitet të dorëzohemi para këtij fakti dhe të mundohemi të bëjmë sa të mundemi”- shtoi kryeministri mes të tjerash. Versus.al

Poll