AKTUALITET /

Sekuestrohet "Lamborghini" 160 mijë eurosh në Tiranë, në pronësi të të riut që hiqej si polic dhe grabiste çiftet

Makina ishte regjistruar nën emrin e një kompanie me qëllim për të shmangur gjurmimin e pasurisë.

Shkruar nga Versus
Sekuestrohet "Lamborghini" 160 mijë eurosh në Tiranë,
Sahit Shpataj dhe mjeti i sekuestruar

Tiranë- Policia ka sekuestruar një automjet luksoz "Lamborghini Urus" në aksin rrugor “Sauk-Teg” që përdorej nga një 34 vjeçar me precedentë për disa vepra penale.

I riu Sahit Shpataj e kishte regjistruar mjetin me vlerë 160 mijëeuro në emër të një kompanie me qëllim shmangien e gjurmimit të pasurisë dhe justifikimin e vlerës.

Ndaj tij dhe ndaj pronarit të kompanisë kanë nisur hetimet. Ndërsa 34 vjeçari përveç precedentëve për dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të policisë rezulton të jetë arrestuar në 2014-ën pasi duke u shtirur si polic, u grabiste çifteve të reja shuma të majme parash. 

Prokuroria e Tiranës po vijon punën për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të Shpatajt të cilat mund të kenë burime kriminale të të ardhurave. Versus.al

Poll