Genti Krasniqi, 62 vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim që prej 2016-ës në Itali, është arrestuar së fundmi në qytetin e Tunjas në Kolumbi. Ai ishte në listën e personave më të kërkuar nga drejtësia italiane pasi në vitin 2016 në një apartament luksoz që përdorte në Milano, iu zbuluan sasi të mëdha heroine që i kishte transportuar nga Tirana.
Në atë kohë ai arriti të arratisej nga Italia dhe që prej atëherë është në kërkim ndërkombëtar.
Si u arrestua në Kolumbi
Krasniqi po qëndronte në një vend të vogël duke u paraqitur si turist i zakonshëm, ndërsa në realitet ishte një prej personave më të kërkuar në trafikun ndërkombëtar të drogës. Arrestimi i tij u bë i mundur pasi ai tentoi të kryente një procedurë në zyrën e emigracionit në Tunja, ku autoritet vendore vepruar menjëherë pasi e pikasën.
Burime të “El Tiempo” bëjnë me dije se ai kishte hyrë në Kolumbi që në vitin 2023 dhe kishte qëndruar në Bogotá dhe qytete të tjera. Lëvizja e tij drejt Tunjas besohet se lidhet me faktin se pasaporta i kishte skaduar, dhe mendonte se në një qytet më të vogël nuk do të binte në sy, duke shmangur zbulimin e “circular roja” të Interpolit. 6 vjeçari përdorte punonjëset e seksit për të transportuar ngarkesat e drogës në Europë. Tashmë pritet ekstradimi i tij drejt Italisë. Versus.al







