AKTUALITET /

Njerku polic dhe kolegu abuzonin sek*ualisht me të miturën, pezullohet shefi i krimeve në Përmet! Dyshohet se kishte dijeni

Shkruar nga Versus
Njerku polic dhe kolegu abuzonin sek*ualisht me të miturën, pezullohet
Dhurim Çenko, shef i krimeve në komisariatin e Përmetit

Gjirokastër- Ngjarja e rëndë e ndodhur në Përmet ku u zbulua se njerku polic kishte abuzuar seksualisht me vajzën 16 vjeçare, ka shkaktuar pasoja në policinë e këtij qyteti.

Shefi i krimeve, Dhurim Çenko është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur një hetim disiplinor pasi dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen e rëndë ku vartësi i tij kishte abuzuar me vajzën e partneres së tij dhe nuk kishte marrë masa.

Ka të dhëna se në ngjarje mund të jenë përfshirë edhe punonjës të tjerë dhe për këtë arsye janë njoftuar edhe strukturat e Agjencisë së Mbrojtjes Policore, Vlorë-Gjirokastër.

Për këtë skandal u arrestua efektivi i policisë 55 vjeçari P.B i cili prej 3 vitesh abuzonte seksualisht me vajzën e partneres së tij. Gjithashtu i përfshirë në këtë skandal është edhe polici tjetër 53 vjeçar Artur Ago i cili është shpallur në kërkim. Rasti u bë publik  më 18 shtator, pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga polici Ago. Kristian Prifti 46 vjeç dhe shoku i tij Isi Pasho 27 vjeç shantazhuan policin Ago, duke i kërkuar 12 mijë euro për të mos publikuar në një emision investigativ një video që ata pretendonin për marrëdhënien intime të tyre. Versus.al

Poll