POLITIKË /

Mbi 175 mijë votues të diasporës në fokusin e Ramës, kryeministri mbledh në seli drejtuesit politikë të PS

Mbledhja e sotme në selinë rozë lidhet me përgatitjet për zgjedhjet me fokusin në votën e qindra mijëra emigrantëve shqiptarë të regjistruar në KQZ.

Shkruar nga Versus

Mbi 175 mijë votues të diasporës në fokusin e Ramës,

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në seli të gjithë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Fokusi i mbledhjes është përpjekja për të fituar sa më shumë vota nga diaspora në kushtet kur deri më tani janë regjistruar në platformën e KQZ më shumë se 175 mijë emigrantë shqiptarë nga vendet e huaja ku jetojnë.

Socialistët morën një goditje të rëndë në pak para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK. Rama ka nisur përpjekjet për të mobilizuar edhe më shumë strukturat e PS në terren duke u bërë thirrje për një rezultat shumë më të lartë se në 2021-in. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: