POLITIKË /

“Me këtë korrupsion, futja në BE është utopi”, Rama-komentuesit: Për shkak të gjeopolitikës, unioni do të zgjerohet

Shkruar nga Versus

“Me këtë korrupsion, futja në BE është

Njëri prej qytetarëve e cilësoi si utopike” futjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian duke parë nivelin e korrupsionit në vend.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama iu përgjigj komentuesit në rrjetet sociale duke thënë se nëse kjo gjë do ishte e tillë, atëherë BE nuk do caktonte 2027-ën si datë për mbylljen e kapitujve të negociatave.

Më tej shtoi se dëshira e BE për t’u zgjeruar në Ballkanin Perëndimor, vjen si rezultat i zhvillimeve të reja gjeopolitike.

“Po të ishte utopi nuk do na jepte Bashkimi Europian 2027-ën si datë për mbylljen e negociatave. Nuk do e kishin bërë kot, sepse nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE. Për shkak të gjeopolitikës së krijuar duan të japin një shembull për gjithë botën që BE po zgjerohet dhe unifikohet. Ne duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht tani. Po të ishte utopi, nuk do ndodhte kjo. BE do donte t’i merrte 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që tani brenda saj, por thotë Shqipëria dhe Mali i Zi sepse këto dy vende janë më pranë përmbushjes së kushteve”- deklaroi kryeministri. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: